Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, por që filloi me një vonesë, ku vetë Ministri bëri të ditur se ka pasur një parregullsi, shkruan arbresh.info.
‘Me vjen keq për situatën e mëhershme, por unë nuk jam i gatshëm të bëhem pjesë e lojërave politike apo fushatave të ndryshme’, tha Sveçla me të marrë fjalën.
Tutje Sveçla foli në lidhje me vendimin e marr me 20 shtatorë të këtij viti për vendosjen e reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.
‘Me 20 shtator 2021 unë si ministër i Punëve të Brendshme kam marr vendim për pajisje me targa të përkohshme për të gjitha automjetet me targa të Serbisë e që futen në Kosovë nga të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ky vendim është marr pas skadimit të marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë e vitit 2016 më saktësisht të datës 15 shtator e cila asnjëherë nuk është zbatuar nga Serbia. Kosova formalisht vendosi reciprocitetin me Serbin në këtë fushë dhe vendimi u zbatua në tërë territorin e Republikës së Kosovës’, tha Sveçla.
Sveçla po ashtu tha se me të parë situatën e krijuar ka marrë vendim të krijimit të fondit emergjent.
“Paraprakisht kemi bërë funksionalizimin dhe rritje të kapaciteteve shtesë të nevojshme logjistike përfshirë edhe kampin në Mitrovicë. Me 23 shtatorë kamë marr vendim për fondin emergjent me qëllim të menaxhimit me situatën e krijuar. Bazuar në informata tona si dhe marr parasysh me të kaluarën dhe për të garantuar zbatim të vendimit, kam angazhuar edhe Njësinë Speciale në Bërnjak dhe Jarinje me qëllimin e vetëm që të sigurohen pikat e kalimit kufitar dhe i gjithë personeli i angazhuar në këto pika si dhe policinë kufitare të angazhuar atje’, tha Sveçla.
Tutje sipas tij për të kundërshtuar këtë vendim u mobilizuan edhe strukturat kriminale të udhëhequra nga Serbia.
‘Strukturat kriminale atje të mbështetura nga Serbia u mobilizuan për të kundërshtuar vendimin tonë për targat përmes aksioneve kriminale në rrugë, pasi që betejën për targat vetëm se e kishin të humbur’, deklaroi Sveçla.
Ndërkaq përmendi edhe sulmin ndaj dy Qendrave të Regjistrimit të automjeteve ne Zubin Potok dhe Zvecan.
‘Me 25 shtator rreth orës 1 pas mesnate nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuara nga persona të dyshimtë është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok dhe po ashtu është sulmuar me granata dore edhe Qendra e regjistrimit Civil në Zveqan. Në momentin që po flasim ne kemi rihapur të dy këto qendra dhe janë duke funksionuar me sukses’, deklaroi ai.
Shqetësuese në atë situatë ishte prania e ambasadorit Rus në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Shqetësuese ishte prania e artilerisë serbe dhe koncentrimi i tyre në afërsi të kufirit me Kosovën e më shqetësuese ishte prania e ambasadorit Rus në Beograd, që përçonte mesazhe të agresionit ndaj Kosovës’, tha Sveçla.
Sveçla falënderoi Policinë e Kosovës për gatishmërinë e ofruar në atë pjesë për sigurinë e qytetarëve të saj.
Ndërkaq deri më sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa, nga pika kufitare rreth 13mijë dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve mbi katër mijë stikersa të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të Serbisë.
Kujtojmë që Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, mirëpo pa praninë e opozitës./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...