Google ADS

Tentoi t’i shmanget detyrimeve doganore, i konfiskohet vetura dhe arrestohet një grua në Merdare

11:36 | 12 Tetor 2021
A. B.

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës në Merdare pasi i është shmangur detyrimeve doganore.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga e dyshuara është sekuestruar vetura dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, shkruan portali arbresh.info

PKK Merdare 11.10.2021 – 12:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që u ka shmangur detyrimeve doganore. Nga e dyshuara është sekuestruar vetura, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme