Dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës: Ushqimi kemi pasë mjaftueshëm, ndërsa kushtet ishin çnjerëzore

11:47 | 12 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Ka filluar të dëgjohet dëshmitari i katërt në rastin e Salih Mustafës, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Fillimisht prokurori kërkoi që menjëherë të shkohet në seancë private, për të filluar me pyetjet për informacionet personale të dëshmitarit, raporton arbresh.info

Pastaj seanca u kthye në publike, duke vazhduar kështu me pyetjet nga prokurori për dëshmitarin me numrin 3594.

Dëshmitari ka treguar, si dukej vendi ku kishte qëndruar për rreth dy javë, ku pretendon së është mbajtur me dhunë.

Prokurori: Ti na the se të futën tek ahri, hyrja a ishte nga jashtë, dera nga futeshe a ishte nga jashtë?

Dëshmitari: Nga jashtë, ishte poshtë, një shtëpi dy katëshe, duhej të silleshe nga oborri me shku poshtë, poshtë shtëpisë ishte një derë e vjetër, u hap dera dhe unë hyra brenda.

Tutje dëshmitari ka deklaruar në lidhje me atë se a kishte roje, aty ku po mbaheshin këta persona, ka përshkruar vendin aty si dhe ushqimin.

Prokurori: Pra ky ahri që ishin edhe këta katër njerëz tjerë, a ruhej me roje?

Dëshmitari: Nuk i kam pa, nuk kom pa që ka pasë roje. Unë si kam pa, por kur na kanë pru bukën edhe ujin, mendoj që si ishte roje, ujë na kanë sjellë sa këna dashtë, edhe ushqimi ka qenë i mjaftueshëm, për kohe të luftës, edhe e them me bindje të vërtetë, që qat ushqim që e kanë hangër vet ata, na kanë pru edhe neve brenda aty.

Deshmitari poashtu ka trguar se përafersisht në ahër është mbajtur për rreth dy javë.

Prokurori: Sa kohë ke qëndruar në ahër?

Dëshmitari: Prej 4 deri me 18, 19, nuk më m’kujtohet dita e saktë e daljes, 19 prill.

Ndërsa pak para se të shkohej në seancë private, i pyetur për kushtet aty, ai i përshkroi si çnjerëzore.

“Kushtet kanë qenë çnjerëzore, individi kur hin mrena aty nuk e ka më ndjenjën e njeriut, por barazohet me kafshët, nuk di si ta përshkruaj, njeriu qysh se pret gjendet me një ahër që se ka pa as në ëndërr kurrë në jetë./arbresh.info/

Të ngjashme