Google ADS

Ngriten 44 aktakuza brenda 24 orëve

11:05 | 12 Tetor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër aktakuza kundër dyzetenëntë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për trembëdhjetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme