Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, tensione e konfliktet verbale pati qysh në fillim të diskutimit.
E krejt kjo ka rrjedhë si pasojë pasi që ministri Xhelal Sveçla kishte ardhur në raportim së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.Për ketë kryetari i Komisionit Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa ka thënë se e ka bërë “faqen e zezë”.“Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit.“Drejtorin edhe juve ju kom thirr ndaras, unë kam kërkuar me kanë ndaras.
“Jeni mësuar me bërë lojëra, ku e ke ti problemin ministër”.“Unë ja caktoj kënd me thirr e kë jo, s’keni nevojë me ardhur hiç, ecni. Mos më shit mend këtu”.
Ministri, i’u është drejtuar kryetarit Berishës, se ku është problemi që ai të raportojë së bashku me drejtorin Mehmeti.
“Samedin Mehmeti është drejtor i Agjensicë dhe unë jam me ekipin tim. Unë skam problemi, ku e ki ti problemin”.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i ka thënë kryetarit Berisha se nuk e ka ndërmend të takohen ndaras, raporton EO.
Deputeti, i VV-së, Bujar Dugolli tha se Berisha ka ardhur në mbledhje për të bërë shou politik.
Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça, iu është bashkangjitur kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, pasi që edhe ai tha se ministri e drejtori janë ftuar ndaras.
Njëjte kanë vepruar edhe deputetët e VV-së pasi që kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka thënë se Qeveria është duke e shitur vendin.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...