Franca do të ndalojë paketimin plastik për pothuajse të gjitha frutat dhe perimet nga janari i vitit 2022, kjo në mënyrë që të zvogëlohen mbeturinat plastike.
Qeveria e Francës ka publikuar një listë me rreth 30 fruta dhe perime që do të duhet të shiten pa paketim plastik nga 1 janari, shkruan CNN transmeton arbresh.info
Lista përfshin presh, patëllxhanë, domate si dhe mollë, banane dhe portokall.
“Ne përdorim një sasi skandaloze të plastikës njëpërdorimshme në jetën tonë të përditshme. Ligji i ekonomisë rrethore synon të zvogëlojë përdorimin e plastikës dhe të nxisë zëvendësimin e saj me materiale të tjera ose paketime të ri përdorshme dhe të riciklueshme,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mjedisit.
Vlerësohet se 37 përqind e frutave dhe perimeve shiten me paketim dhe kjo masë parashihet që të parandalojë përdorimin e më shumë se një miliard artikuj plastikë gjatë një viti./arbresh.info/
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...