Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Sipas kryedemokratit, arsyeja e këtij vendimi është “shndërrimi i mbledhjes së kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.
“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama“, shkruhet në njoftimin për mediet.
Vendimi vjen pas deklaratës që Noka bëri këtë të hënë për mediet. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, që u mbajt mbrëmjen e së dielës, Noka tha se Basha ka më të rëndësishme karrigen e tij. Sipas tij, kryedemokrati e quajti “qeverinë e Berishës llum”.
“Askush s’ka guxuar, as Fatos Nano, as Edi Rama dhe as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum. Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD-së, e cila po mbush foltoret, që kërkon kjo forcë të rikthehet në standardet e saj dhe normat statutore, t’i rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Nuk ka guxuar askush, përveçse Basha, askush tjetër”, deklaroi Noka.
PD, deklaroi më pas se anëtarësia dhe militantët e nderuar të saj kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.
Menjëherë ka reaguar vetë Flamur Noka, që duket se e priste një vendim të tillë.
“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap“, shprehet deputeti demokrat.
Noka ka mbështetur ish-liderin demokrat, Sali Berisha në takimet e tij me simpatizantët. Pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, Berisha ka nisur “Foltore-n”, siç e quan ai, ku në bashkëbisedim me demokratët kërkon largimin e Bashës, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm të tij./tch/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme