Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

18:50 | 11 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një person është plagosur sipas sojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çarshia e Gjatë”.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës Driton Rugova, për arbresh.info tha se i plagosur është dërguar në Spitalin e Pjesës, ndërsa konfirmoi se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

“Sot, 11:10. 2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një plagosje me armë zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme