Google ADS

Pranoi 50 euro ryshfet për kalimin e bagazhit të një udhëtari, arrestohet punëtori i ANP-së

17:05 | 11 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Është arrestuar një punëtorë i Aeroportit të Prishtinës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas komunikatë së PK-së i dyshuari kishte pranuar 50 euro nga një qytetarë me qëllim që të kalonte bagazhin e tij, ndonëse kishte kg më shumë se që ishte e lejuar.

Komunikata e plotë:

Dje më datë datë 10.10.2021, një person i dyshuar mashkull/kosovar, gjatë kryerjes se detyrave në Aeroportin e Prishtinës, si shërbyes i Udhëtareve (PHS, Check-ing), ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat dhe nuk i ka përmbushë detyrat zyrtare me qellim te përfitimit personal.
I dyshuari (punëtorë i Aeroportit) kishte pranuar pesëdhjetë (50) euro nga ankuesi i cili kishte tejkaluar kilogramët e lejuar në bagazhin e tij (rreth pesë kg me tepër).
I dyshuari në ketë rast pranon (50) euro në këmbim për ta lejuar personin që të vazhdoje tutje pa përfillur procedurat tjera për pagës për kilogramët e tepërt në bagazh.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë penale dhe i dyshuari dërgohet në mbajtje, përderisa rasti dorëzohet në njësinë e krimeve ekonomike të PK-së për veprime të mëtejme/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme