Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nëpërmjet një kumtese për media thonë se janë konfirmuar të gjitha paralajmërimet e tyre në lidhje me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë.
Nga ASH – AAA thonë se kjo qeveri përveç që dogji 14 jetë dhe zemrat e të gjithë neve, u tall edhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave.
“U mbushën një muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ku 14 qytetarë të Tetovës u dogjën për së gjalli dhe deri më sot ende nuk ka as përgjegjësi morale dhe as ligjore. U fol shumë për hetime, ekspert ndërkombëtarë, por ende nuk kemi asnjë epilog nga këto hetime. Sot lirisht mund të konstatojmë se gjyqësori i politizuar dhe regjimi hibrid i LSDM-së dhe BDI-së”.
“Aktrimet për gjoja dorëheqje për të cilat po ashtu ne paralajmëruam, po ashtu rezultuan siç thamë ne, një mashtrim i madh dhe tallje me familjarët. Sot, nuk kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi nga ju që e dëshmuat se jeni të papërgjegjshëm. Sot, ju paralajmërojmë se drejtësia do të vijë, do të godas mbi të gjithë ju që me krim dhe korrupsion vodhët edhe nga shëndeti i qytetarëve, nga siguria e institucioneve bazë dhe nga çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve”.
“Ju e dëshmuat se jeni të rrezikshëm për jetën e çdokujt në këtë vend, andaj ftojmë qytetarët që bashkërisht të heqim këtë rrezik për jetën e të gjithë neve dhe të më pas të nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që na nxijnë jetën për këto dy dekada”, thonë nga ASH – AAA./Telegrafi/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...