Shikimi i një telefoni celular ose ekrani i kompjuterit për një kohë të gjatë mund të rrisë rrezikun e miopisë tek fëmijët deri në 80 përqind, paralajmëron një studim i ri i botuar në revistën “The Lancet Digital Health”.
Më shumë se 3,000 studime mbi lidhjen midis ekspozimit ndaj pajisjeve të zgjuara dhe miopisë tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës tre muaj deri në 33 vjeç u kryen nga ekspertë të Universitetit të Anglisë në Cambridge, transmeton portal arbresh.info
Ata gjetën një lidhje të qartë midis kohës së kaluar në ekranet e telefonit ose tabletave dhe miopisë.
Vetëm telefonat inteligjentë rrisin rrezikun me 30 përqind, por kombinuar me përdorimin e tepërt të kompjuterit, rreziku është rritur në 80 përqind.
Studiuesit kanë frikë se deri në vitin 2050, gjysma e botës mund të vuajnë nga humbja e shikimit.
Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos kalojnë kohë para ekranit dhe fëmijët midis moshës dy dhe pesë vjeç të mos kalojnë më shumë se një orë.
Sidoqoftë, në të njëjtin vit, sipas regjistrimit të popullsisë, një sondazh i 2,000 familjeve britanike tregoi se fëmijët kalojnë mesatarisht 23 orë në javë duke parë ekranet e telefonit ose të kompjuterit.
Studimi ka theksuar se ky numër u rrit më shumë gjatë pandemisë, pasi njerëzit ishin të mbyllur në shtëpi dhe fëmijët nuk shkonin në shkollë.
Rupert Burne, një profesor i oftalmologjisë dhe bashkautor i studimit, tha se miopia është një shqetësim shëndetësor që po përshkallëzohet me shpejtësi.
“Është e qartë se kërkimi i mëtejshëm është urgjentisht i nevojshëm për të kuptuar më tej sesi ekspozimi ndaj paisjeve dixhitale mund të ndikojë në sytë dhe shikimin tonë. Ne gjithashtu e dimë se njerëzit nuk e kuptojnë rregullisht sasinë aktuale të kohës që ata kalojnë para një ekrani, kështu që në studimet e ardhshme duhet të përdoren masa objective për të mbledhur këto informacione”, tha ai./arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë