Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, sipas mediave lokale.
Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar çoi në shembjen e shtëpive dhe shkaktimin e rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në province , transmeton portal arbresh.info
Autoritetet kanë theksuar se reshjet e dendura të shiut janë duke penguar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.
Përmbytjet vijnë më pak se tre muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.
Provinca Shanxi në Kinë është gjithashtu shtëpi e një numri të madh monumentesh të lashta, të cilat gjithashtu po rrezikun nga reshjet e mëdha të shiut.
Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se më shumë se 120,000 njerëz janë transferuar dhe zhvendosur urgjentisht dhe se 17,000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi. Katër policë kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje toke, shkruan Global Times, megjithëse informacioni për viktima të tjera nuk është publikuar.
Shanxi është një provincë kryesore e prodhimit të qymyrit dhe qeveria kineze u detyrua të ndalojë operacionet në miniera dhe fabrika kimike si pasojë e shiut.
Kina tashmë po përballet me një mungesë të energjisë e cila ka shkaktuar ndërprerje të energjisë. Qeveria ka kufizuar përdorimin e energjisë elektrike në portet dhe fabrikat./arbresh.info/
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...