Imunologu kryesor amerikan, Anthony Fauci, parashikon që numri i vdekjeve nga koronavirusi do të fillojë të bjerë këtë dimër.
Shtetet e Bashkuara janë përballur me një numër në rritje të infeksioneve për shkak të shfaqjes së variantit Delta, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë, me prezantuesen amerikane Greta van Susteren, e cila do të publikohet më vonë sot, kreu i ekipit këshillues mjekësor të Shtëpisë së Bardhë u pyet nëse do të ketë një valë tjetër infeksioni këtë dimër, raportoi gazeta “Hill”.
“Për fat të mirë, për momentin, më saktësisht në katër javët e mëparshme, ne kemi parë një rënie të rritjes së numrit të pacientëve dhe shtrimeve në spital. Megjithatë, numri i vdekjeve është i lartë, por kurba po fillon të bie”, tha Fauci.
“Se sa shpejt do të bie numri i të vdekurve nga koronavirusi varet nga shumë rrethana, të tilla si moti më i ftohtë, çfarë bëjnë njerëzit brenda”, tha Fauci.
Fauci u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë maska në vende të mbushura me njerëz, edhe nëse ata janë vaksinuar.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se numri i të vdekurve ra nga një mesatare prej 1,767 në ditë nga 15 shtatori.
Mbi 700 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA./arbresh.info/
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...