Policia aksion në një lokal në Prizren, zhvilloheshin lojërat e fatit

09:47 | 11 Tetor 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një mashkull kosovar është arrestuar pasi në një lokal ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit dhe më pas është lirurar me procesdurë të rregullt.

“Raportohet se  nga i dyshuari mashkull kosovar, në një lokal janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në konsultim me prokurorin kanë sekuestruar tre shtëpiza të kompjuterit dhe një printer. Me rekomandim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme