VV në Ferizaj: Fitorja jonë është e nevojshme, urgjente dhe e domosdoshme

01:11 | 11 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, gjatë ditës së sotme është takuar me vajzat dhe gratë e këtij qyteti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj deklarojnë se fitorja e tyre është e domosdoshme në këtë qytet.

“Fitorja e Lëvizjes edhe në nivelin lokal, është jo vetëm e nevojshme, por urgjente dhe e domosdoshme, ngase ndërmarrja e veprimeve e masave në drejtim të krijimit të një ambienti ku të gjithë trajtohen si të barabartë, e askush nuk diskriminohet është jetike për një shoqëri demokratike!”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme