Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën është shoqëruar nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, për të vizituar memorialin e holokaustit ” Yad Vashem”.
Kjo është vizita e fundit e Merkel si kancelare në Izrael, shkruan Euronews.
Gjermania nën drejtimin e Merkelit është partneri më i madh tregtar evropian i Izraelit. Ajo i ka premtuar Bennett-it se pasardhësit e saj do të vazhdojnë këtë traditë ndaj këtij shteti, duke shtuar se duhet të kenë vigjilencë për këtë.
“Ne e dimë se antisemitizmi është në rritje ditëve të sotshme në Gjermani. Unë e kam bërë edhe një herë të qartë këtu në emër të të gjithë Qeverisë Federale se ne do të mbrohemi me vendosmëri kundër të gjitha manifestimeve të antisemitizmit”,ka thënë Merkel në një intervistë për media.
Bennett e ka falënderuar atë për bashkëpunimin e treguar.
“Ju jeni duke lënë pas marrëdhënie të mira mes Gjermanisë dhe Izraelit”,ka thënë Bennett para mediave. /arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’