Policia i shpëton dy turistë të Belgjikës që humbën në Tropojë
Policia e Shqipërisë i ka ndihmuar dy turistë të Belgjikës të cilët kishin humbur rrugën në Tropojë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se sy turistët nga Belgjika duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë, shkruan KK.
“Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë. Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë”.
“Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Turistët belg kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...