Sipas të përditshmes angleze, refugjatët afganë janë lodhur me kushtet e këqija të jetesës me të cilat përballen në këtë vend.
Mungesa e banesave të disponueshme ka bërë që shumë familje afgane të mbeten të bllokuara përgjatë gjithë kësaj kohe nëpër hotele, e sipas zyrtarëve britanikë, mund të duhen muaj të tërë përpara se të gjenden shtëpi të përshtatshme për ta.
Nuk e durojnë dot më jetën në hotele, ndaj një pjese e afganëve të larguar mes shumë vështirësish nga regjimi taleban e të dërguar në Britaninë e Madhe, tani duan të shkojnë në shtëpi, shkruan Daily Mirror.
Programi parashikonte që 7.000 afganë të mbërritur në Angli të kenë mundësinë të rindërtojnë jetën në këtë vend, të gjejnë punë, të shkollojnë fëmijët e të integrohen me komunitetet e tyre lokale.
Kryeministri Boris Johnson e nisi në fundin e gushtit operacionin e mbiquajtur “Mikpritje e ngrohtë”, por programi për sistemimin e refugjatëve nuk ka dhënë rezultatet e shpresuara prej tyre, ndaj një pjesë e afganëve duket se tani preferojnë të kthehen në shtëpi.
Megjithatë disa prej tyre që tani thonë se u ka “ardhur në majë të hundës.” /arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...