Google ADS

Ca pika shiu rane mbi qelq, dhe une per ty seç ndjeva mall

16:21 | 10 Tetor 2021
Arbresh.info

Ismail Kadare, siç e njohim të gjithë si një poet dhe publicist shumë të njohur.

Është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe asaj botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

U lind në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol ky me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Poezi nga Ismail Kadare

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.

Per ty une befas ndjeva mall.

Jetojme te dy ne nje qytet,

Dhe rralle shihemi sa rralle.

 

Edhe m’u duk pak e çuditshme

Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.

Qiejt e ngrysur pa lejleke

Dhe shirat pa ylber ne mes.

 

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit

Seç m’u kujtua sot per dreq:

“Te zgjuarit jane bashke ne bote,

Kurse te fjeturit jane veç”.

 

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,

Qe dot s’po zgjohemi valle?…

Ca pika shiu rane mbi qelq

Dhe une per ty seç ndjeva mall

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ”Frymëzimet djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin ”Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: ”Përse mendohen këto male” (1964), ”Motive me diell” (1968) dhe ”Koha” (1976). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme