Google ADS

Abazi: Ata që nënshkruajnë marrëveshjen tani po frikësohen nga Asociacioni

13:57 | 10 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se frikësohet se Qeveria do ta pranojë Asociacionin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto deklarata vijnë nga ata që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Abazi tha se është e politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale.

Postimi i plotë:

Deklaratat e kreut të LDK për asociacionin se kinse qeveria do ta pranojë asociacionin, vijnë pikërisht prej atyre që e kanë nënshkruar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë me kompetenca ekzekutive dhe një etnike.
Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njejtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave.
Kosova sot ka institucione me legjitimitet si asnjëherë më parë dhe qeveri që zbaton politika në përputhje të plotë me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese në interes të sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës.
Ata mund të janë të friksuar sepse me frikë kanë vepruar edhe kur ishin të gatshëm që për pushtetin e tyre të rrëzojnë qeverinë e votës qytetare edhe me çmimin e ndarjes së vendit dhe në mes të pandemisë COVID19.
Qytetarët dhe qeveria nuk janë të frikësuar sepse jemi në të drejtën tonë dhe në të drejtën e barazisë edhe në dialogun me Serbinë. Dje kishte frikë, sot ka vendosmëri dhe qartësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme