Njohja e gjuhës angleze ende pa filluar mësimin para fillorë për fëmijët e moshave nga katër deri në gashtë vjeç, po shihet të jetë problematike për mësuesit dhe prindërit, shkruan arbresh.info.
Noa Berisha, vetëm gjashtë vjeçe është nxënëse e shkollës Model “ QamiL Batali”, në Prishtinë, e që flet bukur gjuhën angleze madje është edhe një nga të preferuarat e saj.
“Unë jam Noa Berisha, gjashtë vjeçe, flas anglisht, shikoj filma në gjuhën angleze”, tha Noa për arbresh.info.
E pyetur se cila është dëshira e saj të flas shqip apo anglisht Noa tha se preferon më shumë anglisht.
E prindi i Noas, Ridvan Berisha, për abresh.info shprehi shqetësimin e tij si prind, pasi që këtë e ka hasur me fëmijët e tij.
“Vajza e madhe është në klasën e shtatë me të nuk kam fare problem me sintaksë të gjuhës shqipe por me djalin i cili është në klasën e katërt dhe me Noan e cila është parashkollor kam problem shumë. Zakonisht merrna shumë me fëmijë edhe në shtëpi kujdesëm që fëmijët të flasin gjuhën mirë, të tre e dinë anglishten perfekt nuk kam problem, si unë edhe gruaja angazhohemi me ua mësu shkronjat të gjuhës shqipe”, tha Berisha
Edukatorja në shkollën fillore të mesme të ulët “Qamil Batalli”- Model, Albulena Sahiti, për arbresh.info tha se viteve të fundit fëmijët po vinë me njohuri të gjuhës angleze.
“Tash e 12 vite sa jam në shërbim të nxënësve po vërej që gjeneratat e fundit po vinë me njohuri të gjuhës angleze më shumë se të gjuhës amtare. Kjo sinqerisht paraqet pak problem tek ne sepse ata nuk arrijnë shpeshherë t’i marrin edhe udhëzimet që ne ju japim pastaj duke filluar me gjërat më elementare si ngjyrat ku më shumë i dinë në gjuhen angleze sesa në gjuhën shqipe”, tha Sahiti.
Sipas edukatores faktor kyç mbetet teknologjia apo telefonat e mençur të cilët kanë ndikuar në mësimin e hershëm të gjuhës së huaj siç është anglishtja.
“Pa dyshim që teknologjia apo telefonat e mençur po i bëjnë fëmijët që gjuhën amtare ta njohin më pak ose të kenë njohuri më shumë në gjuhën angleze sesa në atë amtare”, tha edukatorja.
E mësuesja e gjuhës angleze në këtë shkollë, Besarta Demaku, për abresh.info tha se njohja e gjuhës angleze mund të ndikojë në mësim nxënien e lëndëve të tjera.
“Njohja e gjuhës angleze mund të ndikoj në mësim nxënien e lëndëve të tjera siç janë matematika, fizika, artet etj të cilat janë në gjuhën amtare e normalisht kjo mosnjohja e gjuhës në nivelin e duhur paraqet problem në nxënien e njohurive dhe arritjen e rezultateve në lëndët e tjera”, tha Demaku.
Tutje Drejtori i Shkollës Model “Qamil Batalli”, në Prishtinë, Liridon Maliqi për arbresh.info, tha se njohja e sa më shumë gjuhëve nga ana e fëmijëve është mirë për ta edhe për vetë shkollën.
“Megjithatë nëse kemi raste kur gjuhën amtare nuk e dinë dhe nuk qëndrojnë mirë me të, ndërsa është e kundërta qëndrojnë mirë me gjuhën angleze, atëherë edhe për ne si drejtori e shkollës edhe për psikologen edhe për mësuesen është shqetësuese. Ne vazhdimisht në këto raste diskutojmë me prindërit për të komunikuar në gjuhë shqipe sa më shumë, të largojnë mjetet e komunikimit digjital etj”, tha Maliqi.
E kërkesa e përbashkët e mësimdhënësve ishte që fokusi të mos largohej nga fëmijët ndërkaq prania e teknologjisë në këtë moshë të jetë sa më pak e pranishme./S.D/arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...