Kurti fton qytetarët të votojnë VV-në, aktivistëve “të ndezin turbinat”

12:42 | 10 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë kandidatët e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.

Një javë para zgjedhjeve, Kurti ka thënë se vota për këtë parti është jetike.

“Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, ka thënë Kurti, përmes një videomesazhi.

Kurti poashtu ka kërkuar nga aktvistët që tash në këtë javë e fundit “pasi kanë ndezur motorat të ndezin edhe turbinat”.

“Aktivist i dashur! Tash që i ke ndezur motorat, ndezi edhe turbinat, e në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, ka thënë Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme