Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do ta organizojë një samit për ta hequr dënimin me vdekje në botë.
“Njoftoj se më 9 tetor, Franca do ta rifillojë luftën për heqjen universale të dënimit me vdekje”, tha Macron në një fjalim në Paris me rastin e 40 vjetorit të heqjes së dënimit me vdekje në Francë.
Robert Badinter, ish-ministër francez i drejtësisë, i vlerësuar për heqjen e dënimit me vdekje në vend më 1981, tha se ishte absolutisht i bindur se dënimi me vdekje do të zhdukej në botë, sepse, siç tha, është një turp për njerëzimin.
“Ajo nuk e mbron shoqërinë, ajo e turpëron atë”, tha Badinter në një fjalim në Pantheon. Macron kujtoi se në vitin 1981, Franca ishte vendi i 35-të në botë që e hoqi dënimin me vdekje. Deri më tani, 106 shtete e kanë bërë këtë, dhe 50 kanë shpallur një moratorium de jure ose de facto për ekzekutimet”, tha Macron./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë