Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RTVE, ka treguar detaje nga vizita e tij e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë dhe për marrëdhëniet me ketë vend. Rama është shprehur se Spanja “ka mundur ta kapërcejë një të kaluar aq të errët dhe të shndërrohet në një shembull të shkëlqyer për vendet e tjera”.
Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke theksuar se Shqipëria ndoshta nuk është gati për t’u bërë pjesë e unionit, por duhet që të bëjë hapa përpara duke hapur negociatat.
Ju sapo keni zhvilluar një takim me kryetarin e qeverisë spanjolle dhe keni nënshkruar disa marrëveshje.
Kryeministri Edi Rama: Po, është vizita e parë zyrtare e këtij niveli, dhe ndihem mirë sepse besoj se ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona të ndërsjella. Kam një admirim të madh lidhur me çka Spanja ka arritur, si një model që duhet ndjekur, për mënyrën se si një ka mundur ta kapërcejë një të kaluar aq të errët dhe të shndërrohet në një shembull të shkëlqyer për vendet e tjera. Dhe, nga ana tjetër, do të doja të vija në dukje faktin se kryeministri Sanchez, në të shkuarën i ka njohur nga afër periudhën e tmerrshme të historisë konflikteve në rajonin tonë dhe e ka ndjeshmërinë e duhur për ta mbështetur ndryshimin. Në fakt ai kërkon që Spanja të jetë më e pranishme në zonën tonë dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne./TVklan/
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...