Mamografi mobil është i destinuar për të zbuluar kancerin e gjirit tek gratë në tërë Kosovën. Këtë vit interesimi për të ka qenë më i vogël, në krahasim me vitet paraprake.
Si i lëvizshëm që është, ideja e projektit ka qenë që të dërgohet nëpër secilën komunë, veçanërisht në zonat e thella rurale, atje ku gratë e kanë të vështirë teknikisht e edhe financiarisht të bëjnë kontrollin.
Mamografi mobil tash e një periudhë nuk është në lëvizje, pasi që për shkak të pandemisë COVD-19, nuk ka pasur kërkesa ta marrinë nëpër qytete të tjera.
Kështu thotë për arbresh.info drejtori i Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli.
Ai tha se numri total në vit i mamografëve është 1000 deri në 1500.
“Ne me vite kemi punuar që ta vetëdijesojmë popullatën përmes aktiviteteve sidomos gjatë muajit tetor duke insistuar që të vijnë gratë për kontrollim gjatë tërë vitit. Gjatë ditës deri në 10 persona paraqiten për mamografë. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë bërë 1044 mamografi dhe numri total në vit është 1000 deri në 1500. Ky mamograf në bazë të kërkesave që bëjnë institucionet shëndetësore Në Kosovë ne ua mundësojmë ta marrin. Por këtë vit për shkak të COVID-19 nuk ka pasur interesim ta marrinë”, thotë ai.
Gjikolli thotë se lista e pritjes për të bërë këtë mamografë është rreth dy javë.
“Lista e pritjes në muajin tetor është dy javë ndërsa para këtij muaji ka qenë disa ditë. Sa i përket moshës realisht janë të gjitha moshat. Shërbimi i mamografis në Klinikën e Radiologjisë nuk është mbyllë as në pandemi vetëm kur ishte mbyllja e plotë e shtetit dhe shërbimeve shëndetësore”, thotë ai.
Sipas tij duhet të kemi vit të ndërgjegjësimit dhe jo vetëm një muaj në tetor, që gratë të kontrollohen gjatë tërë vitit.
“Mamografi mobil ka kontribuar në vetëdijesimin e institucioneve dhe popullatës që është një shërbim që duhet të investojmë. Unë do të doja që të kemi vit të ndërgjegjësimit dhe jo vetëm një muaj por që gratë të insistojnë të vijnë gjatë tërë vitit, sa herë që të kenë shqetësime dhe jo vetëm në muajin tetor dhe Klinika e Radiologjisë ua ofron këto shërbime gjatë tërë vitit”, thotë Gjikolli.
Kujtojmë se Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë të kryejnë kontrollet e gjirit.
Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.
Në nëntëmujorin e parë të këtij viti është shënuar me 300 raste të reja me gra që janë prekur me kancer të gjirit./arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet