Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dialogun që po zhvillohet mes tyre për arritjen e një marrëveshje finale.
Rama tha për televizionin spanjoll RTVE se procesi i pajtimit nuk mund të jetë plotësisht i qetë dhe pa tensione.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Tensionet janë pjesë e këtij procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është se tensionet lindin por edhe treten pasi të dy palët, sidoqoftë, komunikojnë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe sepse kemi bashkëpunim rajonal, me takime dhe mbledhje të shumta, vajtje-ardhje dhe samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja Jugosllavisë, e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”.
Gjatë intervistës Edi Rama, foli edhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja.
Rama tha se kjo nuk ka lidhje shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë e vetë Spanjës dhe problemet e brendshme.
“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet për pavarësi dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...