Google ADS

Reshje shiu dhe erë intensive priten në orët e mbrëmjes në Shqipëri

08:28 | 10 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Në Shqipëri gjatë ditës së diele moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira e reshje shiu.

Deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash.

Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme