Reshjet e shiut në Vlorë nuk kanë arritur të ndalojnë dot personat e apasionuar pas plazhit. Deti pa dallgë dhe ende me ujëra të ngrohta bën që të jetë i frekuentuar.
Nuk janë vetëm pushues vlonjat por edhe qytetarë nga Fieri që vijnë çdo fundjavë për të bërë plazh. Po ashtu dhe të huaj, siç janë Ukarainasit nga Kievi që shprehen se uji është i mrekullueshëm por dhe moti i ngrohtë.
Për pushuesit është normale të shkojnë në plazh edhe në ditë të ftohta, pasi e kanë kthyer në zakon të shijojnë çdo ditë pushimi pranë detit.
Pushuesit: “Uji është shumë i mirë. Deri nga fundi i nëntorit, dhjetorit janë ujërat e ngrohta. Nga janari fillon e ftohet. Dola nga uji se filloi shiu dhe kemi frikë nga gropat. Vijmë të shtunë e të diel në çdo muaj të vitit. Deti është shumë i mirë, i pastër, i qetë. Kemi mbi 5-6 vjet që e bëjmë këtë punë. Nuk e mbyllim sezonin”.
“Deti është shumë i ngrohtë, sikur je në gusht, pavarësisht se koha është e vrenjtur. Ne vijmë rregullisht, por koha është shumë e përshtatshme për të bërë plazh, pavarësisht se është tetor. Deti është shumë i pastër, i kthjellët, i qetë, i ka të gjitha të mirat. Vijmë çdo të shtunë e të diel nga Fieri. Çdo ditë pushimi, jam këtu”./tch/
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura