Google ADS

Përfundojnë dy raundet e para ndërmjet Boesel dhe Krasniqit

00:25 | 10 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Kanë përfunduar dy raundet e para ndërmjet gjermanit Dominic Boesel dhe shqiptarit Robin Haxhi Krasniqi.

Dy boksierët janë duke garuar për titullin IBO, ku beteja është mjaftë e ashpër, shkruan lajmi.net.

Raundi i parë ishte i baraspeshuar me dy boksierët që prisnin për të përfituar nga gabimi i kundërshtarit.

Ndërsa, në raundin e dytë, Krasniqi e nisi shumë më mirë duke goditur disa herë gjermanin.

Por, edhe Boesel i dha disa goditje me të majtë, por fatmirësisht Krasniqi ia doli t’i përballojë.

Vlen të ceket edhe brohoritja e madhe e shqiptarëve për Krasniqin, që nuk u ndalen në këta dy raunde.

Të ngjashme