Në Kosovë nuk ka të infektuar me variantin “MU” të coronavirusit

22:38 | 9 Tetor 2021
S D

Nga mbi 280 mostra që dyshohej se mund të ishin të personave të infektuar me varinatin “MU”, të dërguara për analiza në Gjermani, të gjitha dolën vetëm me variantin “Delta”.

Megjithëkëtë, profesionistët shëndetësorë thonë se ka rrezik real për shfaqjen e variantit “MU”, por edhe varianteve të tjera.

Xhevat Jakupi, drejtori i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, tha për RTV 21 se të gjitha mostrat rezultuan vetëm me variantin “Delta”.

Kurse, specialisti i Mikrobiologjisë, Ramiz Avdulli, vlerëson se rreziku për shfaqjen e tij dhe të varianteve tjera të COVID-19 është i pashmangshëm.

“Varianti MU dihet se është varianti më i fundit i këtij virusi, me siguri pritën të shfaqën dhe variante tjera. Është e natyrshme që virusi të transformohet. Masat duhet të jenë të njëjta, dhe vaksinimi të vazhdojë”, deklaroi ai.

Varianti MU është zbuluar për herë të parë në Kolumbi.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 40 raste. Derisa numri i qytetarë që kanë marrë dy dozat të vaksinës kundër coronavirusi është 608.939.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit të vaksinojë kundër coronavirusit 60 për qind të popullatës.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë edhe për dy javë për shkak të fillimit të viti të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme