Një foshnje e posalindur është shpëtuar nga forcat detare në Britani të Madhe, pasi i mbijetoi udhëtimit nëntë orësh për të kaluar nga Franca në Angli me një grup emigrantësh.
Sky News shkruan se vajza e porsalindur, e quajtur Ayyan dhe e mbështjellë me një batanije, iu dorëzua autoriteteve në breg në Dungeness, Kent, pasi bëri udhëtimin potencialisht të pabesë, transmeton portal arbresh.info
Emigrantët e pyetur nëse policia franceze ka tentuar që të ndalojë ata, njëri nga ata është shprehur: “Jo, ata nuk na thanë gjë”.
Burri gjithashtu tha se nëna e foshnjesh ishte mirë dhe ishte e lumtur që ka arritur në Britani, duke rrezikuar kështu të dy jetët për një jetë më të mirë.
Ayyan besohet të jetë rreth dy javëshe.
Edhe pse një numër rekord emigrantësh kanë kaluar Kanalin këtë verë, analiza e Sky Neës e tre viteve të fundit të të dhënave të plota të Home Office tregon se ata që mbërrijnë me anije të vogla janë vetëm një pjesë e vogël e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Britani të Madhe çdo vit.
Që nga fillimi i vitit, më shumë se 17,000 emigrantë kanë arritur në Britani të Madhe, dyfishi i shifrës që kishte arritur në vitin 2020./arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...