Google ADS

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Rixhevë të Klinës

17:36 | 9 Tetor 2021
A. B.

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona por janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Rixhevë të Klinës, aksidenti ka ndodhur mes tri veturave ku si pasojë janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”-tha Gashi. / arbresh.info/

Lexo edhe:

https://www.arbresh.info/lajmet/aksident-mes-dy-veturave-ne-malisheve/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme