Google ADS

Tensionet Kinë-Tajvan: Xi Jinping thotë se ‘ribashkimi’ duhet të realizohet

16:25 | 9 Tetor 2021
A. B.

Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se “ribashkimi” me Tajvanin “duhet të realizohet”, ndërsa tensionet e rritura mbi ishullin vazhdojnë.

Xi tha se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez kishte një “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit, shkruan bbc

Në përgjigje, Tajvani tha se e ardhmja e tij ishte në duart e njerëzve të tij.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.

Dhe Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Ndërhyrja e Xi vjen pasi Kina dërgoi një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit.

Disa analistë thonë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit përpara ditës kombëtare të ishullit të dielën. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme