Asnjë i vdekur dhe 40 qytetarë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit

15:09 | 9 Tetor 2021
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

Po ashtu janë shëruar 149 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është  156.182, dhe numri i rasteve aktive është 1.226.

Gjithashtu janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër Covid-19 në 24 orët e fundit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme