Sikur në të gjithë botën që pandemia ka lënë prapa shumë nxënës në mësime, Covid-19 ka ndikuar edhe në nxënësit në Kosovë. Por, interneti duket se nuk përdoret shumë për mësime sa për lojëra argëtuese.
Më saktësisht bëhet fjalë për gjimnazin “Sami Frashëri” ku kjo shkollë numëron më shumë se 2.000 mijë nxënës.
Xhevdet Podrimaj, profesor i fizikës në këtë shkollë, tha për portalin arbresh.info se pandemia ka ndikuar mjaft shumë në procesin e të nxënit mësimor tek nxënësit.
“Sa ndikon?… shumë, shumë ndikon, por në qoftëse flitet se kush është fajtori në këtë mes atëherë fajtori është asnjanësi, fajtor është vetë pandemia. Sigurisht që ka ndikuar shumë dhe më së shumti tek nxënësit. Nxënësit janë më së shumti humbës të njohurive në këtë rast nëse mund të flasë ndoshta ka njëherë edhe faji është edhe tek disa prej mësimdhënësve që nuk janë sa duhet në nivelin e punës në nivelin e detyrës ndoshta për ta kry punën e vet si duhet”, thotë ai.
Profesori Podrimaj ka edhe një përgjigje në lidhje me kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve të tyre, shkruan arbresh.info.
“Prindin nuk e fajësoj, në shumicën e rasteve prindi mundohet t’i ofrojë kushtet maksimale fëmijës të tij dhe duke i ofruar një telefon dhe një qasje në internet ai mendon që ai e ka kry punën e vet. Po në njërën anë po në njërën jo. Sepse të gjitha jemi prind e shohim që megjithatë nuk e kemi kontrollin e duhur se nëpër çfarë a të internetit apo me çka merret fëmija jonë… vazhdon tutje profesori.”
Aktualisht gjimnazistët po mbajnë mësim të ndarë në nga dy grupe nxënësish, një ditë mësimi online dhe një ditë mësimi fizikisht, por edhe at që janë duke i ndjekur mësimin online do të ndjekin drejtpërdrejtë nga klasa kur edhe zhvillohet mësimi fizikisht në shkolla.
Por sa dhe si e përdorin të rinjtë internetin?
“Tash e kemi një grup njerëzish që kanë atë grupin e vet në Facebook e nashta 50% as nuk i njohin, kanë kriju rrjete virtuale të shoqërisë atje ku komunikojnë me ta edhe ku nuk e dijnë në fund të fundit se kush janë.. vazhdon tutje”
Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” të pyetur nga portali arbresh.info e pranojnë se internetin e përdorin shumicën e kohës për argëtim dhe më pak për mësim. /Kosovare Vllasalija/arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para