Familja Gërbeshi thotë se “u vra” për të tretën herë me vendimin për Stanishiqin

11:05 | 9 Tetor 2021
L G

Plagët ju hapen 22 vite pas. Thonë se u vranë për të tretën herë.

Të mllefosur mjaftë shumë me vendimin që mori Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj Goran Stanishiqit, për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit.

Feriz Gërbeshi kujton dy ditët kritike të vitit 1999 ku ju vranë pse anëtar të familjes.

“Ky është një dënim qesharak për ne familjarët, ai akuzohet aty për 13 vrasje, por në fakt në Sllovi janë vra 40 njerëz të pafajshëm në mesin e tyre nëna ime, mixha e tre djem të mixhës ka pas fëmijë, 18 e 16 vjeçar. Është i njëjti që babën e ka pas ushtarak të karrierës dhe e ka bë organizimin. Ky ka qenë polic rezervë.

Shpresoj që drejtësia të vije në vend. Këta kanë qenë vendas ton dhe me qellim i kanë bë këto vrasje pasi që ata prej Serbisë nuk na kanë njohur, po ky së bashku më shok e tij na kanë vra”.

Personi që bëri krime në këtë fshat ishe bashkëfshatar i tyre, dhe sipas Gërbeshit asnjë bashkëvendës nuk do të besonte se Stanishiqi do të ishte njëri prej vrasësve të civilëve në Sllovi.

“Kanë qenë banor të Sllovisë dhe i kujtoj shumë mirë. Se kishim besu. Më 15 prill ushtria kanë hy në Sllovi”.

Si mos të mjaftonte vrasja ndaj civilëve të pafajshëm. Ky grup në krye më Goran Stanishiq në fund i vuri edhe zjarrin trupave të vrarë.

“E kanë djeg vendin ku ka qenë nëna mbasi i ka vra dhe unë vetë i kom pa zjarrin. I kemi varros të nesërmit dhe pas 30 ditë kanë ardhë nga Beogradi dhe në kamion i kanë ngarkua dhe kemi prit deri në vitin 2018 me na i kthye eshtrat e familjarëve”.

Gërbeshi që tash e sa vite vazhdon të kërkojë drejtësi nëpër gjykata sikurse edhe familjarët e tjerë, shpreson që ky dënim do të ndryshojë, e drejtësia të vihet në vend.

“Kjo është një vrasje e tretë për ne si familjarë, me këtë dënim prej 20 vitesh. Ata janë dënua me ligji të ish-Jugosllavisë, ai është tmerr i Zotit. Dashtë zoti që prokurorët tanë të ngritin aktakuza pasi ne kemi me qindra fakte”.

Goran Stanishiq u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë më 5 tetor të këtij viti./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme