Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin për shitjen e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji.
Ndeshja e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me kapacitet prej 30% të tifozëve.
Kjo bëhet për shkak të masave anti-Covid të qeverisë së Kosovës.
Shitja fillon të shtunën më datën 09 tetor 2021 nga ora 12:00 në pikat e Artmotion nëpër qytetet kryesore.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.
Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim. /arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...