Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili në vitin 2018 e quajti Haitin “vrimë muti”, ka reaguar ndaj administatës së Joe Biden për pranimin e emigrantëve nga Haiti.
Ai ka deklaruar se disa nga emigrantët mund të “kënë AIDS” dhe se “po vijnë që të vrasin amerikanët”, transmeton portal arbresh.info
“Shikoni asaj që ndodh në Haiti”, tha ai për Fox Neës. “Ata kanë problem të jashtëzakonshëm me SIDA-n”.
“Shumë nga këta njerëz që po vijnë mund të kenë SIDA dhe ne nuk po bëjmë asgjë për këtë. Ne po i lejojmë të gjithë të hyjnë. Ata kanë një dërshirë që të gjithë amerikanët të vdesin”, tha ai.
Deklarata e tij “ndoshta” edhe mund të befasojë amerikanët, pasi vetëm disa javë më parë imazhet e autoriteteve amerikane mbi kalë u panë duke goditur emigrantët haitianë.
Administrata e Biden është përballur me kritika të ashpra për dëbimin e vazhdueshëm të emigrantëve nga Haiti.
Nuk është e qartë saktësisht pse Trump mendoi se njerëzit me HIV që vijnë në SHBA është një “dëshirë vdekjeje” pasi ka mundësi të shumta në 2021 për të parandaluar transmetimin e virusit. Këto opsione nuk përfshijnë një vaksinë, për të cilën Trump pretendoi gabimisht se ekzistonte vitin e kaluar.
Në 1987, SHBA ndaloi hyrjen në vend të shtetasve të huaj me HIV pozitiv. Rregulli u hoq përfundimisht në vitin 2010, pasi u tha se HIV nuk është “ një rrezik i rëndësishëm i shëndetit publik për futjen, transmetimin dhe përhapjen në popullatën amerikane përmes kontakteve të rastësishme”.
Në vitin 2017, Trump bëri një deklaratë të ngjajshme për Haitin. Ai tha se rreth 15 mijë emigrant nga Haiti, të cilëve iu dha viza amerikane “kishin AIDS”.
Haiti u bë kolonia e dytë evropiane që fitoi pavarësinë e saj në Amerikë në 1804, vetëm dekada pasi Shtetet e Bashkuara e bënë këtë. Qeveria amerikane nuk e mbështeti pavarësinë e Haitit dhe refuzoi të njohë vendin deri në 1862-gjatë Luftës Civile, nga frika se liria e popullit kryesisht me ngjyrë do të minonte institucionet e skllavërisë në SHBA.
Haiti është vendi me indeksin më të ulët të zhvillimit njerëzor sipas OKB-së dhe vuan nga paqëndrueshmëria politike.
Në vitin 2010, Haiti u godit edhe nga një tërmet katastrofik ku mbetën të vrarë mbi 300 njerëz dhe që nga ajo kohë vendi ende nuk e ka marrë veten./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...