Google ADS

Dieta mesdhetare është shpikur nga grekët e lashtë, zbulon studimi

09:32 | 9 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Mjekët në Greqinë e lashë shpikën dietën mesdhetare, pasi mjekët e Hipokratit e përshkruanin atë si dieta e shëndetshme dhe përdoren shije të pasura në ushqim për të trajtuar pacientët e tyre.

Ekspertët në Universitetin e Exeter studiuan tekstet e mjekëve të lashtë grekë dhe zbuluan se ata besonin se shijet e pasura mund të përmirësonin fuqinë e imunitetit, ndërsa njëri prej tyre, Galen i Pergamonit, u rekomandoi pacientëve receta ushqimore që përmbajnë hudhër dhe qepë, transmeton portal arbresh.info

Sipas të njëjtit studim, puna e mjekëve të lashtë grekë vendosi parimet e gatimit modern mesdhetar, të konsideruar ndër më të shëndetshmit në botë.

Filozofi i lashtë grek Platoni shkroi për rëndësinë e ushqimit për shëndetin, ndërsa Hipokrati tha: “Ushqimi le të jetë ilaçi yt dhe ilaçi ushqimi yt”.

Siç shpjegon për Daily Mail profesori John Ëilkins, një ekspert për Kulturën Greke në Universitetin e Exeter, dieta e lashtë i ngjante dietës modern mesdhetare, por pa portokalle dhe limona nga Kina, ose pa domate nga Amerika e Jugut.

Sipas ekspertit, dieta bazohet kryesisht në bimët rajonale, të cilat mjekët në përgjithësi preferonin mbi luksin e importuar.

“Gjithashtu, Mesdheu i lashtë nuk mbante një numër të madh kafshësh, kështu që mishi ishte i kufizuar, siç është në Mesdheun modern. Toka prodhoi ushqim të pasur me shije, duke i bërë drithërat të shijshëm, “përfundoi profesori Ëilkins, studimi i të cilit është botuar në Journal of Ethnopharmacology.

“Mjekët e lashtë grek e kanë marrë shijen si një masë të fuqisë ushqyese, sepse ajo veti e shtrëngimit në mollët e papjekura ose picante në qepë pasqyron efektin që ushqimi do të ketë në materialin e tretur dhe përfundimisht ndikim në humorin e trupit”, tha eksperti.

Mjeku gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e qumështit, i cili, sipas tij, përmban hirrë dhe lëndë të ngurta që mund të bllokojnë kanalet e ngushta në mëlçi tek individët e ndjeshëm.

Në librat e mjekëve të Greqisë së lashtë, rekomandohen erëza si piperi, xhenxhefili dhe kanella për pacientët e tyre, ndërsa rekomandoheshin edhe fruta dhe perime.

Ushqimi grek shpesh konsiderohet ndër kuzhinat më të shëndetshme në botë, pasi lidhet me dietën mesdhetare, e cila është vërtetuar se ka përfitime të panumërta shëndetësore.

Dieta mesdhetare është shembulli më i madh i një diete që nuk del kurrë nga moda, i ka qëndruar testit të kohës dhe ende konsiderohet si një nga më të shëndetshmet nga të gjitha.

Si rregull, dieta mesdhetare është kryesisht me bazë bimore, pasi është e pasur me perime, fruta, bishtajore dhe drithëra të papërpunuara, ndërsa përmban sasi të volga të produkteve të mishit.

Adhuruesit e dietës gjithashtu konsumojnë një sasi të reduktuar të produkteve të qumështit.

Përbërësi kryesor në dietën mesdhetare është vaji i ullirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme