Një rast i ri me Ebola është konfirmuar në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, tha Ministri i Shëndetësisë Jean Jacques Mbungani, pesë muaj pas përfundimit të epidemisë së fundit atje.
Djali trevjeçar rezultoi pozitiv pranë qytetit të Beni, një nga epiqendrat e shpërthimit. Djali vdiq nga sëmundja të mërkurën thonë autoritetet, transmeton portal arbresh.info
Rreth 100 njerëz që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit janë identifikuar dhe do të monitorohen për të përcaktuar nëse kanë simptoma, shtoi ai.
Një raport i brendshëm nga një laborator biomjekësor në Kongo tregon se tre fëmijë të tjerë në lagjen e dendur të Butsilit të Beni gjithashtu shfaqën simptoma të Ebola muajin e kaluar dhe vdiqën, por askush nuk u testua.
Kongo deri më tani ka regjistruar 11 valë epidemish pasi sëmundja, e cila shkakton të vjella dhe diarre të rëndë dhe transmetohet nga kontakti me lëngjet e trupit, u zbulua në një pyll ekuatorial pranë lumit Ebola në 1976.
Më shumë se 2,200 njerëz vdiqën nga vala e fundit e epidemisë, mes viteve 2018-2020.
Nuk është e pazakontë që raste individuale të ndodhin pas një epidemie të madhe, thonë ekspertët e shëndetit. Sëmundja zakonisht vret rreth gjysmën e të infektuarve, megjithëse trajtimet e zhvilluara pas një epidemie rekord në Afrikën Perëndimore (2014-2016) kanë ulur ndjeshëm shkallën e vdekshmërisë kur rastet zbulohen herët./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...