Për sulmin që ndodhi në një xhami, përgjegjësinë e mer shteti Islamik i Afganistanit

08:52 | 9 Tetor 2021
Arbresh.info

Në deklaratë, sulmuesi është identifikuar si “Muhammad al-Uyguri,” ku ka dhënë shenja se ai ka qenë pjesë e minoritetit të ujgurëve të Kinës.

Matiullah Rohani, anëtar i administratës së udhëhequr nga talibanët në Provincën Kunduz, ka konfirmuar se shpërthimi ka qenë sulm vetëvrasës.

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një xhami në veri të Afganistanit të premten, i cili ka shënjestruar besimtarët myslimanë shiitë, ka thënë një zyrtar policor taliban.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga zëdhënësi i talibanëve, Bilal Karimi, i cili ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Dega e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Afganistan e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes një deklarate të lëshuar në kanalin Telegram, duke thënë se një nga sulmuesit “ka shpërthyer një jelek në mesin e turmës” me besimtarë shiitë, të cilët janë mbledhur brenda xhamisë Gozar-e Sayed Abad, për lutjet e së premtes.

Drejtori për Çështje të Kulturës në Kunduz, Matiullah Rohani, u ka thënë mediave se 46 persona kanë vdekur dhe 143 janë plagosur në sulm.

Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë histori të gjatë të sulmeve kundër minoritetit shiit mysliman të Afganistanit.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se xhamia shiite ka qenë shënjestër dhe një “numër i madh” i besimtarëve janë vrarë dhe janë plagosur.

Ai ka thënë se forcat speciale të talibanëve kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar incidentin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme