Google ADS

A mund të prishet kafja? Kafja e mbyllur dhe e hapur kanë jetëgjatësinë e tyre

07:35 | 9 Tetor 2021
Trina Galanxhi

A keni menduar ndonjëherë se kafja mund të prishet? A është e sigurtë të pini kafe pas datës së skadimit të saj?

Jo, kafja nuk mund të prishet, të paktën jo në mënyrën se si mund të dëmtojnë ushqimet e tjera. Nuk do të myket sikurse buka, as nuk do kalbet sikurse një banane, transmeton portal arbresh.info

Pirja e kafes së skaduar nuk sjell dëmtime në shëndet, sikurse janë problemet me stomakun, edhe pse nuk ka garanci për shijen e mirë të saj në këtë rast.

E vetmja gjë që mund të shkatërrojë kafenë është lagështia.

Qoftë kokërr, apo e bluar, kafja nuk mund të ripërdoret kur zë lagështi.

Edhe pse është e vështirë të prishet, kafeja humbet lehtë cilësinë e saj. Oksigjeni është armiku numër një i kokrrave të pjekura të kafesë. Me kalimin e kohës, ekspozimi ndaj kokrrave të kafesë ose pluhurit të ajrit do të bëjë që kafja të humbasë shijen dhe intensitetin e saj.

Edhe pse kokrrat e kafes nuk do të prishen brenda 3-4 javëve, është akoma më mirë të pini kafe të bluar brenda dy javesh.

Si ta ruani kafenë në mënyrë që të qëndrojë e freskët për një kohë të gjatë?

Përdorni enë të mbyllura hermetikisht për të ruajtur kafenë dhe përpiquni ta mbani atë në sa më pak kontakt me oksigjenin. Nëse e mbani kafenë në paketimin e saj origjinal, sigurohuni që të nxirrni të gjithë ajrin nga qesja para se ta mbyllni.

Është shumë e rëndësishme që ena ku qëndron kafe të mos ekspozohet ndaj dritës së diellit, burimeve të nxehtësisë dhe lëngjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme