Google ADS

Buxheti i shtetit në rrezik, 446 milionë euro detyrimet në Arbitrazh

07:27 | 9 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Gjyqet që shteti shqiptar ka humbur në Arbitrazhin Ndërkombëtar pritet të rëndojnë edhe më shumë financat e qeverisë shqiptare.

Pas humbjes së gjyqit ndaj biznesmenit, Francesco Becchetti, shteti shqiptar pritet të përballet dhe me humbje të tjera të cilat në total kapin vlerën e 446 milionë euro.

Një shumë prej 109 milionë eurosh është humbur përballë sipërmarrësit Francesco Becchetti për Hidocentralin mbi lumin Vjosë pasi Avokati i Shtetit nuk pranoi pezullimin e procedurës.

Një shumë tjetër me vlerë 37 milionë euro lidhet me gjobën që qeveria ka marrë nga koncorciumi greko-kuvajtjan “Akto dhe Copri” për kostot shtesë për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Pas këtyre vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar, 3 çështje të tjera janë në pritje të vendimit.

Në këto procese, taksapaguesit shqiptare rrezikojnë të humbasin rreth 300 milionë euro të tjera nëse vendimi i Arbitrazhit jepet në favor të palës private.

Koncorciumi “Durrës Kurum Shipping sh.p.k”, i cili kërkon dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh nga ekzekutivi shqiptar për prishjen e njëanshme të kontratës për menaxhimin e terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit.

Dosja tjetër është ajo e ngritur nga kompania ‘Arka Energy B.V.’, e cila kërkon 110 milionë euro për shkak të prishjes së kontratës së Parkut Fotovoltaik të Akërnisë.

Padia e tretë është nga kompanitë “Costruzioni Dondi & Kubota Co”, të cilat u shpallën fituese për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në Tiranë, një kontratë me vlerë 81 mln euro.

Përballë të gjitha këtyre humbjeve, qeveria shqiptare nuk ka zhvilluar asnjë analizë për shkaqet e humbjes dhe vendimmarjet e gabuara, të cilat bien në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Asnjë person përgjegjës për qindra milionë euro.

Kuvendi e ka emergjente nevojën që të ngrejë një komision të posaçëm, ku të shqyrtojë procedurat në gjyqet e humbura. BKH dhe SPAK duhet të shikojnë edhe pistat e mundshme të prishjes së qëllimshme të disa kontratave./oranews/

Të ngjashme