Dashi
Në dashuri, kjo periudhë është vërtet intriguese për marrëdhëniet me partnerët. Në punë, bëni investime ose përfshihuni plane të reja.
Demi
Në dashuri Hëna e kundërt sjell një situatë të trazuar, duket sikur dikush po ju bën “cirk” dhe në këto kushte, keni nevojë për pak më shumë guxim. Në punë, nëse keni një kompani, shtyni disa vendime të rëndësishme për javën tjetër; kujdes, kushtojini vëmendje likuiditetit.
Binjakët
Në dashuri nga kjo e shtunë pasdite deri të Dielën çdo fjalë duhet të peshohet, sepse ka diçka që nuk shkon. Në punë dëshironi të jeni vetëm dhe kjo ju hyn në punë sepse duhet të keni kujdes nga shpërqendrimet.
Gaforrja
Në dashuri, një ditë pozitive kjo e shtunë 9, megjithatë, jo tani, por prej disa kohësh ndoshta, jeni duke e vënë partnerin/ tuaj në provë. Në punë duket se në këto ditë keni një kartë të fuqishme për të luajtur, po ju duket sikur keni asin nën mëngë, por megjithatë mos e teproni shumë përfshirjen në diskutime.
Luani
Në dashuri Hëna dhe Venusi gjenden në një aspekt të shkëlqyer, do të bëni takime të reja. Dikush në punë dëshiron të marrë përgjegjësinë mbi ju, nuk keni pse ta lejoni, ajo që është e juaja, mbetet e juaja.
Virgjëresha
Në dashuri këto ditë jeni pak të trazuar, rrezikoni të ngrini zërin shumë edhe nëse nuk është stili juaj. Në punë, shfrytëzoni sa më mirë një situatë të keqe duke përfituar për ta kaluar në avantazhin tuaj.
Peshorja
Në dashuri do të jetë një fundjavë pozitive, të dielën do të ketë një lajm të mrekullueshëm. Ka plane të mëdha për të ardhmen në punë, por kushtojini vëmendje shpenzimeve shtëpiake.
Akrepi
Në dashuri, ata që kanë mbyllur një histori kanë ende nevojë për dashuri ndaj o burra për lidhje të reja! Në punë duhet të heqësh qafe një ndjenjë pakënaqësie që nuk dihet si dhe nga se është shkaktuar.
Shigjetari
Në dashuri, Hëna do të futet në shenjën tuaj ditën e diel, ndaj organizoni që të shtunën, diçka të bukur për ta shijuar të nesërmen me partnerin tuaj. Në punë fillon një fazë më e mirë, ju pëlqen të përjetoni lajme të vazhdueshme dhe ato janë rrugës.
Bricjapi
Në dashuri kjo fundjavë hedh themelet për një Nëntor vërtet të rëndësishëm. Ata që punojnë si punëmarrës nuk janë plotësisht të lumtur.
Ujori
Në dashuri, situata është pak kritike, por vetëm për çiftet që kanë përjetuar një krizë të thellë. Në punë këshillohet të planifikoni lëvizje të mundshme për të ardhmen e afërt. E thënë troç, mund të ikni diku tjetër.
Peshqit
Në dashuri, ndani problemet e ndryshme që ju mundojnë me partnerin tuaj, mos u ngarkoni vetëm ju. Në punë kjo ditë e shtunë fillon mirë, por kini kujdes veçanërisht pasdite.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty