Google ADS

Facebook dhe Instagram bien përsëri te disa përdorues

21:47 | 8 Tetor 2021
A Z

Përseri kanë rënë Instagram, Facebook dhe Messenger.

Sipas mediave të huaja ndërprerja e së premtes ndodh vetëm disa ditë pasi gjiganti i rrjeteve sociale kishte probleme, që çoi në një ndërprerje globale për më shumë se shtatë orë.

Sipas Down Detector, i cili gjurmon nëse shërbimet e internetit po funksionojnë normalisht, më shumë se 20,000 njerëz raportuan një ndërprerje në Instagram gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, një numër më i vogël njerëzish raportuan edhe një ndërprerje në Facebook.

Facebook Messenger nuk duket të jetë aq i prekur, me pak më shumë se 800 njerëz që raportuan ndërprerje.

 

Të ngjashme