Fotografja Jani Ylinampa ka fatin e mirë që të jetojë në një prej vendeve më skenike në botë, që llogaritet të jetë një ishull finlandez.
Ky fotograf tashmë ka regjistruar pamje të ishullit, në secilën stinë të vitit, duke e bërë atë të duket kështu edhe më mahnitës se në realitet.
“Herën e parë që i bëra fotografi ishullit, ishte vera e vitit 2015 ndërkohë që foton e publikova në llogarinë time në Facebook në pranverë të vitit 2016”, ka thënë Ylinampa për My Modern Met.
Ishulli i quajtur Kotisaari është shumë i vogël dhe i qasshëm vetëm përmes varkave. Ky ishull është i pozicionuar në qytetin e Rovaniemit.
Sipas tij, fotoja ishte bërë virale shumë shpejtë dhe për këtë arsye kishte vendosur që ta fotografonte ishullin në secilën stinë të vitit.
Fotogradi Ylinampa ka thënë se përmes fotografive të ishullit, është munduar të demonstrojë se ishulli është më shume se një mrekulli dimërore.
“Ka shumë gjëra për të përjetuar në ishull, sidomos gjatë verës dhe vjeshtës, për shkak të diellit të pasdites dhe ndriçimit,” shtoi fotografja. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...