Fation Kuqari ishte njëri nga konkurrentët që u pëlqye më shumë në “Për’puthen”, i cili herë pas here merrte vëmendjen e të gjithëve.
Po ashtu ai vazhdon të komentohet shumë edhe tani pas programit.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Fatjoni rrëfeu disa detaje nga jeta e tij private dhe nuk la pas planet për karrierën e tij në televizion.
Ai u shpreh se para se të hynte në programin e dashurisë kishte nisur një film, i cili tashmë ka përfunduar. Por jo vetëm kaq, pasi ai shtoi se ka marrë ftesë për të qenë edhe te një telenovelë turke.
“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turk. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Kuqari
Po ashtu u shpreh se nuk është duke lënë Shqipërinë për të jetuar në Turqi, pasi thjesht është një periudhë.
“Nuk po lë Shqipërinë. Mbaron me periudha dhe më pëlqen shumë pjesa e aktrimit. E shikoj shumë veten. Filmin në Shqipëri e kam bërë para se të hyja në Për’puthen”, shprehet Fationi. /arbresh.info/
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...