Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Elvis Kelmenit, djalit të biznesmenit kosovar, Naser Kelmendi.
Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se është në kërkim të Kelmendit, i cili dyshohet për tri vepra penale, shkruan arbresh.info.
Elvis Kelmendi po kërkohet për mashtrim, falsifikim të dokumenteve si dhe lëndim të rëndë trupor.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Pejë, 08 tetor 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë dega ne Istog dhe Gjykata Themelore Prishtinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• ELVIS (Naser) KELMENDI i lindur me 03.05.1978 në Pejë
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
• Mashtrim
• Falsifikim i dokumenteve
• Lëndim i rëndë trupor
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...