Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe tre ish-deputet tjerë, Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu, shumë shpejt pritet të dalin para gjykatës lidhur me akuzat se në shkurt të 2016-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës.
Aktakuza thotë se gjatë rrjedhjes së seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç ‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me këtë, Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi secili veç e veç po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi po akuzohen se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare – deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në atë mënyrë që posa ka filluar seanca e kuvendit, pas aktivizimit të gazit lotsjellës është ndërprerë seanca plenare.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon ata për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.Ndryshe, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i akuzuari Rexhep Selimi, për shkak të akuzave për krime lufte është duke u mbajtur në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...