Google ADS

Sulmi në xhami la 50 persona të vdekur dhe qindra të plagosur

15:47 | 8 Tetor 2021
A. B.

Në një xhami në qytetin verilindor të Afganistanit, Kunduz, gjatë lutjeve të së premtes ka ndodhur një shpërthim i cili ka shkaktuar viktima të shumta.

Sipas autoriteteve lokale thuhet se kanë mbetur të vdekur 50 persona ndërsa 100 të tjerë janë plagosur, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, por ekstremistët sunitë myslimanë, përfshirë një grup lokal të Shtetit Islamik, kanë vënë në shënjestër komunitetin shiit dhe atë heretikë.

Sulmi i sotëm, nëse është kryer nga ISIS, do të shënonte një zgjerim të zymtë të aktiviteteve të tyre në veri të vendit.

Talibanët thonë se kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të ISIS dhe besohet se kanë vrarë të tjerë të dyshuar për lidhje me grupin, por publikisht ata gjithashtu kanë minimizuar kërcënimin që paraqet ISIS. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Shpërthim gjatë lutjeve të së premtes në xhami, raportohet për disa të vdekur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme